Zhegrova dhuroi momente briliante në debutim me Baselin

Futboll 23 Shkurt 2019 22:21

Edon Zhegrova më në fund debutoi me Baselin, pasi iu bashkua kësaj skuadre në formë huazimi në janar.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës iu bashkua gjigantit zvicëran në afatin kalimtar të dimrit, derisa ekziston opsioni i transferimit permanent të tij në fund të edicionit, shkruan Insporti.

19-vjeçari u inkuadrua në minutën e 83-të në fitoren 2-0 të Baselit kundër Xamaxit, derisa zëvendësoi Valentin Stockerin.

Tani është publikuar përmbledhja e paraqitjes individuale të tij.

Në videon e gjatë pak më shumë se dy minuta, Zhegrova shihet shumë i gjallë në krahun e djathtë, derisa e përfundon me sukses pothuajse secilin driblim të tentuar.

Shikoni pamjet e mëposhtme. /Insporti.com/

-->