Zhegrova i quan ‘djemtë e mi’ dy futbollistët e Kosovës

Futboll 04 Shtator 2019 13:23

Përfaqësuesja e Kosovës po vazhdon të përgatitjet për dy ndeshjet e radhës eliminatore për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Futbollistët e Bernard Challandes janë tubuar të hënë, derisa të shtunën dhe të marten do të përballen me Republikën e Çekisë dhe Anglinë, raporton Zëri.info.

Përkundër mungesave, te Kosova është duke mbizotëruar një atmosphere e mrekullueshme.

Kosovës së fundmi iu bashkuan portieri Aro Muriç dhe Florent Muslija, me të cilët Edon Zhegrova ka raporte të mrekullueshme.

Image

 

Në një postim në rrjetet sociale, Zhegrova i ka cilësuar dyshen e lartëcekur si ‘djemtë e tij’.

“Me djalin time të madh (Muriç) dhe djalin tim të vogël (Muslija)”, ka shkruar Zhegrova në rrjetin social “Instagram”.

Ndryshe, në grupin A, Kosova renditet në vendin e tretë me pesë pike të grumbulluara

-->