Zhegrova ‘lajmërohet’ nga hoteli super luksoz – ja sa kushton një natë

Kombëtarja 12 Qershor 2019 10:25

Edon Zhegrova ka filluar t’i “shijojë” pushimet e verës, pas ndeshjeve ndërkombëtare me Kosovën.

Zhegrova, që ishte titullar në ndeshjen ku Kosova e shënoi fitoren historike ndaj Bullgarisë, luajti për 76 minuta para se t’i lironte vendin Elbasan Rashanit i cili e shënoi golin e fitores.

Ylli i Baselit tashmë i ka filluar pushimet në një hotel super luksoz në Antalia të Turqisë, raporton Insporti

Futbollisti 20-vjeçar është akomoduar në hotelin super luksoz “Titanic Maradan Palace”, aty ku një natë kushton 748 dollarë.

Zhegrova tani është “lajmëruar” nga pushimet, duke hedhur dy fotografi nga hoteli luksoz në Instagram. /Insporti.com/