Zhegrova zbulon fanellën e tij të re me Baselin

Kombëtarja 12 Shkurt 2019 19:50

Edon Zhegrova është duke e pritur debutimin në fanellën e Basel me pa durim.

Ditë më parë, reprezentuesi kosovar u zyrtarizua tek gjiganti zviceran si huazim për një vit e gjysmë nga Genku, shkruan Insporti.com.

Megjithatë, ish ylli i Prishtinës ende nuk ka shijuar minuta me skuadrën e tij të re.

Ai nëpërmjet një postimi në Instagram ka zbuluar fanellën e tij të re dhe numrin të cilin do ta mbajë, e që është numri 30.

 

Zhegrova mund ta ketë rastin të debutojë në fundjavë, të dielën kur Baseli e pret Sionin në një ndeshje të Superligës zvicerane.