Zhegrova zbulon njeriun më të dashur në jetë

Futboll 06 Shkurt 2019 18:04

Reprezentuesi kosovar, Edon Zhegrova, ka zbuluar personin e tij më të dashur për të.

Zhegrova ditë më parë kompletoi transferimin e tij tek gjiganti zviceranë, FC Basel, në formë huazimi nga klubi belg, Genk, shkruan Insporti.com.

Ai sot ka përmes rrjetit social, Instagram, ka zbuluar personin e tij më të dashur, duke postuar një foto me nënën e tij, me mbishkrimin: “Mamaa”.

Për kosovarin kishin shprehur interesim edhe disa klube të tjera të mëdha evropiane, si Milani, Barcelona dhe Lazio, por në fund kishte qenë klubi zviceran ai që e kishte arritur një marrëveshje me klubin belg.

Zhegrova mund të qëndrojë edhe për më gjatë në Basel, pasi që ky klub e ka opsionin për ta blerë 19-vjeçarin në fund të huazimit, verën e vitit 2020.

 

 

 

-->