Zhgënjen Arsenali, mposhtet nga West Ham

Futboll 12 Janar 2019 15:29

Është mbyllur ndeshja ndërmjet skuadrave londineze West Ham United – Arsenal, e vlefshme për javën e 22-të të Ligës Premiere.

Vendësit kanë shënuar fitore me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Dedan Rice në minutën  e 48-të.

Me këtë humbje Arsenali ka bërë një hap të madh prapa në rrugën drejt synimit për të qenë  në mesin e katër skuadrave të para, madje e rrezikon edhe pozitën e pestë,pasi tani i ka vetëm tri pikë më tepër se Manchester United që luan nesër me Tottenahmin.

“Topçinjtë” aktualisht janë në pozitën e pestë me 41 pikë, ndërsa West Ham pas fitores së sotme gjendet në kuotën e 31 pikëve dhe momentalisht renditet në pozitën e 8-të.