Zhgënjen Interi, ndalet në barazim nga Monchengladbach

Futboll 21 Tetor 2020 23:14

Inter ka marrë vetëm një pikë përballë Monchengladbach në ‘San Siro’ duke luajtur 2:2, në ndeshjen e xhiros së parë të grupit B.

Të gjitha golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.

Romelu Lukaku në minutën e 49′ kaloi në epërsi Interit, para se Ramy Bensebaini të barazonte nga penalltia në minutën e 61.

Jonas Hofmann ‘shokoi’ Inter kur shënoi për epërsinë e parë të skuadrës së gjermane në minutën e 85′.

Por, Interin nga humbja e shpëtoi Lukaku, që në minutën e 90′ barazoi në 2:2 rezultatin.

-->