Zhgënjim i madh i Fenerbahces, ja çka bëri Vedat Muriqi

Kombëtarja 03 Nëntor 2019 20:02

Fenerbahce e Vedat Muriqit ka dështuar ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Kayserispor.

Skuadra e Kayserisporit, që pas 10 xhirove në Superligën turke mban pozitën e fundit në tabelë, të 18-tën, ka triumfuar ndaj Fenerbahces së Vedat Muriqit, transmeton Insporti

Fenerbahce kështu ka lëshuar mundësinë e artë që të ngjitej në pozitën e liderit në tabelë.

Feneri pësoi humbje me rezultat minimal, 1:0 në udhëtim te Kayserispori, që edhe pas kësaj fitoreje ka mbetur e fundit në tabelë.

Fenerbache ndërkaq me 17 pikë ka mbetur në pozitën e katërt në tabelë, me dy pikë më pak se lideri, Alanyaspori.

Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi nuk ishte në ‘element’ në këtë takim, pasi kishte vetëm katër gjuajtje gjithsej (dy në portë, dy jashtë saj), derisa u vlerësua me notë mbi mesatare, 6.9 për paraqitjen e tij. /Insporti.com/