Zhurma e tifozëve kur Zeneli pranoi topin para se shënonte golin

Futboll 27 Mars 2019 22:16

Arbër Zeneli po mahnit në çdo prekje të topit në ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës.

Djaloshi nga Mitrovica, është duke kaluar në formën më të mirë të karrierës së tij, si me fanellën e “Dardanëve”, ashtu dhe me klubin francez, Stade de Reims.

Zeneli ishte fantastik në barazimin me Kombëtarën e Bullgarisë, ndeshje e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian Euro 2020.

Kosova për herë të parë ishte në disavantazh në ndeshjet si vendas, kur shënoi Vasil Bozhikov me kokë në minutën e 39-të, shkruan Insporti.

Por, lëvizjet ‘magjike’ të Zenelit bëri që Kosova dhe në këtë ndeshje të del nga stadiumi “Fadil Vokrri” pa humbje, ai shënoi në minutën e 61-të për rezultatin 1:1.

 

Publiku i pranishëm në stadium ishte në ‘qiellin e shtatë’ në momentin që pranoi topin Zeneli, duke pritur golin nga ai, gjë që edhe ndodhi.

23 vjeçari ishte më i mirë në këtë ndeshje, por fati nuk ishte në anën e Kosovës dhe bullgarët arritën të rrëmbenin një pikë nga një ndeshje tejet e vështirë. /Insporti.com/

-->