Zhvillim i befasishëm te Real Madrid

Futboll 31 Maj 2018 12:32

Një zhvillim i befasishëm ndodhi gjatë ditës së sotme te skuadra e Real Madrid, derisa trajneri Zinedine Zidane, ka ftuar gazetarët në një konferencë për shtyp të paparalajmëruar nga ora 13:00 sot.

E gjitha kjo vjen pas zërave se e ardhmja e teknikut francez te “Los Blancos” është e paqartë, përkundër se vetëm disa ditë më parë, Zidane arriti me Real Madrid të ngrit për herë të tretë rresht trofeun e Champions League dhe të 13-in në histori të klubit.

Skuadra madrilene jashtë Ligës së Kampionëve, në kampionatin spanjoll në LA Liga, kaloi një sezon jo të mirë, duke përfunduar në pozitën e tretë, duke mos arritur për asnjë moment ta sfidoj Barcelonën për titull.

Mirëpo, raportet jo të mira në mes trajnerit Zidane dhe disa lojtarëve kishin kohë që po përfliteshin dhe pas fitores ndaj Liverpool në finale të Champions League, me prononcimet e Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldos, për një largim të mundshëm të tyre, gjërat u vështirësuan edhe më shumë.

Në anën tjetër, tash e një kohë po raportohet edhe për ardhjen e Neymar në “Santiago Bernabeu”,  por se a do të jetë Zinedine Zidane edhe sezonin e ardhshëm në stolin e Real Madrid, mbetet të shihet pas konferencës për shtyp që pritet të mbahet sot nga ora 13:00, e cila u konfirmua mëngjesin e sotëm në faqen zyrtare të skuadrës madrilene, dhe Insporti.com do të ju mbajë të informuar me zhvillimet që do të ndodhin në kampin e klubit spanjoll. /Insporti.com

-->