Zhvillime të papritura te Arsenal lidhur me trajnerin

Futboll 21 Maj 2018 12:06

Arsenal pas 22 viteve bashkë me Arsene Wenger, i ndan rrugët kur “Profesori” francez dha dorëheqje nga pozita e trajnerit dhe tani klubi nga Londra Veriore, është në diskutime të brendshme për caktimin e njeriut të ardhshëm e të duhur në stolin e “Topçinjve”.

Shumë kandidatë u përmendën, mirëpo ka disa ditë që thuhet se Mikel Arteta do të caktohet trajner i ri te Arsenal dhe kjo gjë është vetëm çështje ditësh.

Mirëpo, në orët e fundit, ka ndodhur një zhvillim shokues për shumë kë, kur në pah doli emri i teknikut spanjoll të Paris Saint-Germain (PSG), Unai Emery, si rivali kryesor i Artetas për postin e trajnerit te Arsenal.

Emery pasi fitoi titullin me PSG-në në Ligue 1 të Francës u largua nga stoli i skuadrës franceze dhe sukseset e tij, sidomos nga koha kur kishte drejtuar klubin spanjoll të Sevillas, kanë shtyrë drejtuesit e Arsenal, që ta konsiderojnë seriozisht 46 vjeçarin për postin e trajnerit.

Spanjolli arriti që një skuadër me financa modeste si Sevilla, ta bëjë një konkurrues të denjë në LA Liga me klube si Real Madrid e Barcelona, kurse suksesi i tij me ekipin andaluzian në Europa League, duke triumfuar tri herë, ka bërë që Arsenal të ketë para vetes një vendim të vështirë për përcaktimin e saj në mes Mikel Arteta dhe Unai Emery. /Insporti.com

 

-->