Zhvillimet e fundit te Barcelona, bordi i klubit takohet me Quique Setien

Futboll 30 Qershor 2020 17:24

Presidenti i Barcelonës Josep Bartomeu me disa anëtarë të tjerë të bordit kanë vizituar Quique Setienin në shtëpinë e tij për t’i konfirmuar atij mbështetjen.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, klubi katalunas po kalon nëpër një situatë tejet të vështirë, me lojtarët që janë të acaruar me vendimet e trajnerit.

Drejtori sportiv Eric Abidal dhe ai gjeneral Oscar Grau, ishin në mesin e atyre që i konfirmuan mbështetjen Setienit dhe strategjive të tij që po i përdorë së fundmi.

Kjo situatë vije, pasi Marca raportoi se në zhveshtoren e Barcelonës lojtarët nuk janë të lumtur, sidomos pas barazimit 2-2 ndaj Celta Vigos.

Skuadra katalunase është aktualisht dy pikë mbrapa liderit Real Madridit, ndërsa sonte do të përballen me Atletico Madridin në Camp Nou.

-->