Zhvilloi një sezon fantastik me Flamurtarin, “vërshojnë” ofertat nga Shqipëria dhe Kosova

Futboll 19 Qershor 2019 23:35

Argjend Mustafa ende nuk e di se në cilën skuadër do të luaj apo në cilin kampionat,  shkruan Insporti.com.

Mustafa sezonin që shkoi mbrojti ngjyrat e klubit nga Vlora, Flamurtarit me të cilin shkëlqeu përkundër disa problemeve të shfaqura gjatë sezonit.

Mesfushori 26 vjeçar nga Mitrovica në këtë sezon është paraqitur në 31 ndeshje në të gjitha garat për vlonjatët.

Mustafa në një intervistë për “Panorama Sport” ka zbuluar se është vërshuar nga ofertat.

Ai ka thënë se ka oferta nga kampioni i Kosovës, KF Feronikeli dhe Drenica, ndërsa nga Shqipëria interesim kanë shfaqur dy klubet nga kryeqyteti, Partizani dhe Tirana.

Megjithatë, ai po ashtu ka thënë se zgjedhja e parë do të jetë Flamurtari nëse arrin marrëveshje të re.

“Në fakt, kam disa oferta. Më kanë ofruar dy ekipe nga Kosova për të vijuar karrierën time me ta. Janë Feronikeli dhe Drenica. Po ashtu, ka edhe nga Ballkani, por nuk mungojnë as nga Shqipëria. Ende nuk kam vendosur, por do t’i shikoj me kujdes. Siç e thashë, nëse gjërat rregullohen, prioritet do të ketë Flamurtari. Së pari, do të ulem në bisedime me drejtuesit në Vlorë”, ka deklaruar Mustafa për “Panorama Sport”, transmeton Insporti.com.

Flamurtari edhe pse arriti të siguronte Ligën e Evropës, nuk do të mund të paraqitet pasi nuk ka marr licensën nga UEFA. /Insporti.com/