Zidane barazon rekordin negativ të Mourinho-s (Foto)

Futboll 01 Mars 2018 12:15

Se Real Madrid po kalon një formë të dobët, kjo më nuk është ndonjë risi, mirëpo trajneri Zinedine Zidane i cili po përballet me kritika në kuadër të La Ligës, ka barazuar rekordin negativ me ish-trajnerin e “Los Blancos”, portugezi Jose Mourinho.

Pas humbjes të martën nga Espanyol në La Liga, madrilenët vazhdojnë të surprizojnë negativisht këtë edicion, duke humbur gjasën për ta sfiduar Barcelonën për titull.

Derisa bora ka shkaktuar mjaft probleme në fushat e ligave evropiane, edhe Real Madrid po përjeton një probleme, ku trajneri Zidane tanimë është barazuar me bilancin negativ të Mourinho-s, në kohën kur ky i fundit pas këtyre rezultateve negative, u largua nga “Santiago Bernabeu”.

Humbja nga Espanyol në “Cornella-El Prat”, ishte ndeshja e gjashtë në ligë këtë edicion, që Real Madrid dështoi të shënonte. Përndryshe Cristiano Ronaldo u la në shtëpi për këtë ndeshje dhe nuk ishte pjesë e arritjes së këtij rekordi negativ të “Los Blancos”.

Më poshtë do t’i shihni tabelat e ndeshjeve ku Real Madrid kanë dështuar të shënojnë deri në javën e 26-të të këtij sezoni nen drejtimin e Zidane, e po ashtu edhe ndeshjet me numër të njëjtë pa realizuar në Jose Mourinho-n, në sezonin 2010/11. /Insporti.com

-->