Zidane befason me këtë vendim para “El Clasicos”
Futboll
14 Dhjetor 2019
23:33

Casemiro është ftuar për ndeshjen që Real Madridi do ta zhvillojë të dielën me Valencian
Casemiro rrezikon të humbasë ‘El Clasicon’ e së mërkurës.
Mesfushori brazilian, që ka pushuar shumë pak këtë edicion, është ftuar edhe për ndeshjen me Valencian, që Reali e zhvillon të dielën në Mestalla.
Case rrezikon El Clasicon pasi ka katër kartonë të verdhë dhe nëse luan dhe ndëshkohet me Valencian, atëherë ai humb rastin të përballet me Barcelonën.
Nëse do të startojë apo, Zinedine Zidane nuk ka treguar, por tashmë është i shqetësuar trajneri francez që për ‘El Clasico’ s’do ti ketë as Marcelon e Eden Hazardin.