Zidane befason të gjithë me deklaratën e tij për Bale

Futboll 21 Korrik 2019 10:03

Zinedine Zidane ka konfirmuar largimin e yllit uellsian Gareth Bale.

Trajner francez i Real Madridit në konferencën e tij për shtyp ka bërë të ditur se Bale është në procedurat të largimit dhe shumë shpejt do të bëhet me klub të ri, transmeton Insporti.com.

Madje, Zidane ka thënë se shpreson që ish ylli i Tottenham të largohet sa më shpejt nga klubi.

“Bale nuk luajti sepse ai është shumë pranë largimit”, tha Zidane për gazetarët.

“Shpresoj se ai do të largohet së shpejti, do të ishte gjëja më e mirë për të gjithë. Jemi duke punuar për transferimin e tij në një klub të ri. Nuk kam asgjë kundër tij, ama vjen koha kur gjërat duhet të bëhen sepse duhet të bëhen patjetër. Më duhet të marr vendime dhe të bëj ndryshime”, ka deklaruar Zidane.

Kujtojmë që raportet Zidane – Bale janë ftohur nga sezoni i kaluar dhe tashmë gjithçka është konfirmuar. /Insporti.com/

-->