Zidane do t’i largojë pesë lojtarë nga skuadra gjatë verës

Futboll 28 Mars 2020 23:13

Zinedine Zidane do ta bëjë një ndryshim të madh në skuadrën e Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës, pasi që synon t’i shesë pesë lojtarë në mënyrë që të rritë buxhetin për të transferuar lojtarë të rinj për sezonin e ardhshëm.

Zidane do të kërkojë nga skuadra e tij rezultate shumë më të mira gjatë sezonit të ardhshëm dhe, sipas të përditshmes spanjolle AS, atij i është thënë nga bordi drejtues i klubit se duhet t’i largojë disa lojtarë para se të sjellë të tjerë.

AS raporton se lojtarët të cilëve Zidane do t’ua tregojë derën gjatë afatit kalimtar të verës janë: James Rodriguez, Gareth Bale, Lucas Vazqyez dhe Mariano, ndërsa edhe Luka Modric, Nacho dhe Brahim Diaz mund të përballet me të njëjtin fat.

Tifozët më së shumti habitur nga mundësia e largimit të Modricit, pasi që kroati ishte emëruar fitues i Topit të Artë para pak më shumnë se një viti, mirëpo ai i ka luajtur vetëm 14 ndeshje në këtë sezon të La Ligës.

Për më tepër, Modrici mund të zëvendësohet nga Paul Pogba, të cilin Real Madridi e ka kërkuar që një kohë të gjatë.

Francezi është ndër lojtarët e preferuar të Zidane, mirëpo madrilenët do të duhet të shesin lojtarë para se të mundë ta përballojnë financiarisht blerjen e francezit.

-->