Zidane e Hazard sulmohen ashpër nga ky trajner

Futboll 20 Shtator 2019 21:53

Ish-trajneri i skuadrave franceze, Marseille, Bordeaux dhe Montpellier, Rolland Courbis, ka folur për RMC Sport në lidhje me formën fizike të Eden Hazard pas transferimit të tij te Real Madrid.

“U mor me idenë që të ishte një lokomotivë për ekipin, por në të vërtetë është një vagon. Është paraqitur në fazën përgatitore me 6-7 kilogramë më shumë, është një mungesë respekti, një turp”, ka thënë Courbis.

“Zidane? Nuk ka guximin që ta zgjidhë problemin që ekzistonte që nga koha kur ai u largua nga skuadra në 2018-ën. Ka gabuar të gjitha zgjedhjet. Problemi nuk është blerja e munguar e Pogba, por largimi i Ronaldos”, ka shtuar Courbis.