Zidane e ka këtë mendim për Iscon

Futboll 15 Mars 2019 18:25

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane tashmë ka filluar të mendojë për transferime të reja.

Ai ka këmbëngulur se do të llogarisë në lojtarin e padëshirueshëm deri tani në Real Madrid, Iscon, duke thënë se mesfushori spanjoll vetëm dëshiron të luajë futboll dhe asgjë tjetër.

Zidane kthehet në bankinën e Real Madridit në përballjen e së shtunës në “Santaigo Bernabeu” kundër Celta Vigos, ndërsa e ardhmja e Iscos është ndër çështjet që ai duhet ta zgjidhë.

Marrëdhëniet mes Iscos dhe Zidanen nuk kanë qenë ndër më të mirat gjatë qëndrimin të mëparshëm të francezit në Madrid, por asnjëherë nuk e kanë arritur një pikë aq të ulët siç ndodhi mes tashmë ish-trajnerit Santiago Solarit dhe ish-yllit të Malagas.

“Isco thjesht dëshiron të luajë futboll, dhe asgjë tjetër”, tha Zidane në konferencë për media të premten.

“Jemi këtu vetëm për të menduar për futboll. Do të llogaris në Iscon, si dhe në futbollistët e tjerë. Më rëndësi është ta bëj çdo lojtar të ndihet i përfshirë në skuadër”, ka theksuar Zidane.