Zidane e kërkon lojtarin e Premier League

Futboll 08 Mars 2018 09:07

Skuadra e Real Madrid është prej atyre ekipeve që sapo sheh potencial në ndonjërin prej klubeve tjera evropiane, menjëherë hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e lojtarit të kërkuar.

Të tilla janë edhe raportet nga shtypi spanjoll, të cilët thonë se trajneri i “Los Blancos” i ka thënë presidentit, Florentino Perez, që të tentojë ta sjell në afatin kalimtarë të verës, lojtarin fantastik të Liverpool, Mohamed Salah.

Zinedine Zidane pritet që gjatë verës do të ndërmarrë një  rindërtim të përgjithshëm në skuadër, ku pritet se disa prej emrave të tanishëm do të largohen dhe to vijnë lojtarë të rinj.

Madje sipas këtyre raportimeve, Zidane e ka bërë prioritet egjiptianin edhe para sulmuesit të Tottenham, Harry Kane.

Salah, që nga ardhja në Liverpool nga skuadra italiane Roma, është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme, duke shënuar 31 gola në të gjitha garat derimë tani për “The Reds” dhe është njëri nga katër pretendentët kryesorë për “Këpucën e Artë”.

Shtypi spanjoll vazhdon duke potencuar se, ekipi madrilenë nuk do ta kishte problem që të paguante edhe 90 milionë funte për Salah-n, që do të ishte shifër shumë më e madhe se ajo që Liverpool kishte paguar për egjiptianin 25 vjeçar më pak së një vit më parë, kur e kishte transferuar në “Anfield” për 36 milionë funte nga skuadra romake. /Insporti.com

-->