Zidane e publikon listën e lojtarëve – e lë sërish jashtë Viniciusin

Futboll 25 Nëntor 2019 20:28

Real Madridi e ka zbuluar skuadrën me të cilën do të përballet ndaj Paris Saint-Germain në kuadër të Ligës së Kampionëve nesër në ‘Santiago Bernabeu’.

Trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane e ka lënë jashtë ekipit edhe kësaj radhe talentin brazilian Vinicius për ndeshjen ndaj liderit të grupit PSG.

Ndonëse ishte lojtar i rëndësishëm edicionin e kaluar nën urdhrat e Solarit, braziliani nuk është duke e shijuar kohën me Zidanen.

Ai ishte lënë jashtë edhe në ndeshjet ndaj Galatasarayt dhe Real Sociedadit, derisa është lënë jashtë në 4 prej 8 ndeshjeve të fundit.

Vinicius ka startuar në vetëm katër ndeshje këtë edicion – së fundmi më 19 tetor ndaj Mallorcas.

Lista e 19 lojtarëve të ftuar nga Zidane për ndeshjen ndaj PSG:

-->