Zidane e quan idiot gazetarin pas pyetjes provokuese

Futboll 14 Qershor 2021 18:33

Trajneri francez, Zinedine Zidane është ngacmuar nga gazetari spanjoll i Directo Gol, Serio Quirante, përcjell Insporti.

Ai provokoi Zidane duke e pyetur nëse u largua në mënyrë të shëmtuar nga Real Madrid por si duket për francezin gazetari ishte i njohur dhe nuk ishte hera e parë që i bënte pyetje të tilla ndaj dhe reagimi ishte i ashpër.

Sergio Quirante: Mister Mister, a ishte një largim në mënyrën më të keqe nga Real Madridi?

Zidane: Vazhdoni dhe bëni pyetje idiote si më parë? Puna jote është e turpshme, gjithmonë ndodh kështu me ju.

Quirante: Nuk po kërkoj gjë tjetër, doja vetëm…

Zidane e ndërpret: Gjithmonë e njëjta gjë me ju, unë të njoh, ti më njeh mua. Hajde këtu dhe më lër të të flas pa kamera.

Ja videoja:

https://video.gjirafa.com/insporti/kol2cjdm5jylk-c7-mp4

-->