“Zidane është skauti më i mirë i Realit”

Futboll 26 Janar 2020 13:30

Gazeta e përditshme spanjolle “Marca” në një artikull për Zinedine Zidane, ka shkruar se ai është personi që ka zbuluar talentin francez Kylian Mbappe, transmeton Insporti.com.

“Zidane e zbuloi Ribery-in në vitin 2004, kur ai ende luante në Metz, dhe më vonë i tha presidentit Perez që ta blinte nga Bayern Muncheni. Ai ishte i pari që vrejti talentin tek Eden Hazard sa ishte 16 vjet dhe luante me Lille, si dhe të Kylian Mbappes në Bondy, kur ky kishte vetëm 13 vjet.”

Artikulli vazhdon duke potencuar se Varne ishte transferuar në Real pas rekomandimit të tij.

“Zidane e mori poashtu Iscon nga duart e Manchester City-it dhe ju besoj Casemiros dhe Fede Valverdes role kryesore në ekip. Real Madridi është në duar të sigurta” – mbyll artikullin gazeta me seli në Madrid. /Insporti.com/

-->