Zidane futet në histori të “El Clasicos”

Futboll 18 Dhjetor 2019 22:18

Zinedine Zidane është trajner i parë i Real Madridit që nuk pëson humbje në pesë ndeshje radhazi në “Nou Camp” , shkruan Insporti.com.

“El Clasico” i parë i sezonit sapo përfundoi me rezultatin baras pa gola. Kjo është hera e parë që ndodhë që nga viti 2002.

Trajneri francez i Realit, Zidane është futur në “librat e historisë” të kësaj ndeshje pasi në pesë ndeshjet e fundit ka dalur i pa mposhtur nga “Nou Camp”.

Reali me këtë barazim mbetet në pozitën e dytë me 36 pikë pas 17 ndeshjeve, aq sa ka edhe Barcelona në pozitën e parë që për shkak të gol dallimit mbetet lidere në La Liga.

-->