Zidane i ka befasuar të gjithë me vendimin e fundit për Bale

Futboll 11 Gusht 2019 13:19

Real Madrid do të udhëtojë për në Itali, ku do të zhvillojë një ndeshje miqësore me skuadrën e Romës.

Ditën e sotme klubi madrilen ka publikuar dhe emrat e lojtarëve të grumbulluar për këtë takim.

Në këtë listë bie në sy emri i Gareth Bale, i cili përflitej për një largim nga skuadra.

Zidane nuk e pëlqen uellsianin, por lëndimi që pësoi Asensio e detyroi teknikun francez që ta mbajë në skuadër.

Me afrimin e një lojtari tjetër, Bale pritet të largohet, por deri atëherë 30 vjeçari do të jetë pjesë e klubit.

Ndeshja miqësore Roma – Real Madrid, zhvillohet sonte me fillim në ora 20:00.