Zidane i ka disa fjalë për Pogban

Futboll 04 Maj 2019 16:20

Paul Pogba është një ndër emrat më të lakuar për tu transferuar tek Real Madrid.

Këtë gjë e forcon më shumë deklarata e Zidanes  para disa ditëve, ku foli rreth Pogbas.

E për atë deklaratë, trajneri francez është kthyer edhe njëherë për të folur.

“Kam thënë se Pogba është një lojtar i mirë, por të njëjtën mund ta them edhe për lojtarët e tjerë, nuk ka asgjë (sa i përket transferimit). Nëse më pyesni prapë për atë, prapë do të them se është lojtar shumë i mirë, por ai luan për Manchester United”, tha Zidane.

Reali  me në krye Zidanen kanë paralajmëruar një verë të “nxehtë” sa i përket blerjeve të lojtarëve./Insporti