Zidane i vendosur për transferimin e Pogbas te Real Madridi

Futboll 07 Tetor 2019 23:59

Zinedine Zidane ka vetëm një dëshirë në mendje; Paul Pogba.

Zidane vazhdon të jetë i fokusuar tek transferimi i Paul Pogba tek Real Madrid, shkruan ‘Marca’.

Sipas këtyre burimeve, Real Madrid do të nis një ofertë tjetër për lojtarin francez, gjatë verës së ardhshme.

Mesfushori ka pasur një start jo aq të mirë këtë edicion me Man Utd, duke mbetur në pozitën e 12 në Premierligë.

Zidane është i bindur se ylli i Francës mund të rimarr formën e dikurshme dhe të performojë në nivelet më të larta me ‘Los Blancos’.

Mbetet të shihet nëse bordi drejtues do t’i plotësojë dëshirën trajnerit të skuadrës.