Zidane jep alarmin, flet për rikthimin e Ronaldos: “Po …”

Futboll 15 Mars 2021 16:33

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo iu bashkua Juventusit për 120 milionë euro në vitin 2018 dhe, marrëveshja e tij me bardhezinjtë me pagë vjetore prej 30 milionë eurove mbaron në qershor të vitit 2022, përcjell Insporti.

Gjatë javës, mediat spanjolle raportuan se menaxheri i Ronaldos, Jorge Mendes, kishte diskutuar me Real Madridin për kthimin e tij në Santiago Bernabeu.


Këtë rikthim të portugezit nuk e ka hedhur poshtë as Zidane, i cili ka lënë të kuptohet se, megjithatë, kthimi i tij te ish-klubi është i mundshëm.


“Po, mund të ndodhë”, u përgjigj Zidane i pyetur për kthimin e mundshëm të Ronaldos në Madrid.


“Ne e njohim Cristianon, ne e dimë çfarë personi është ai dhe e dimë se çfarë ka bërë ai këtu. Por tani është lojtar i Juventusit dhe duhet ta respektojmë këtë”, shtoi ai.


“Tani, ta shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Kam qenë shumë më fat që isha trajner i tij. Ai është mahnitës, po e ndihmon Juventusin”

-->