Zidane jep lajmin e keq për fansat e Realit

Futboll 23 Janar 2020 09:15

Zinedine Zidane ka dhënë lajmin e keq për fansat e Real Madridit.

Bëhet fjalë për lëndimet, e një të tillë e ka pësuar edhe Gareth Bale në Copa del Rey.

Bale e shënoi golin e parë në fitoren me rezultat 3:1 të Real Madridit kundër Unionistas de Salamanca, mirëpo nuk arriti ta vazhdojë lojën përtej minutës së 53-të.

Në lidhje me këtë lëndim ka folur Zidane.

“Ai e ka kyçin pak të përdredhur. Nuk mendoj se është lëndim serioz, por, si gjithmonë, këtë do ta marrim vesh nesër. Ai nuk mund të vazhdonte të luante”, tha Zidane.

-->