Zidane: Mbappe ëndërron Real Madridin
Futboll
06 Nëntor 2019
09:03

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka thënë se është i vetëdijshëm se ëndrra e yllit të PSG-së, Kylian Mbappe është të luajë në fanellën e “Los Blancos”.
Mbappe mbetet i lidhur me një transferim në “Santiago Bernabeu” në verën e ardhshme.
Tekniku francez ka thënë se e di që ëndrra e sulmuesit është të luajë për gjigantin spanjoll.
“Nuk e di, lojtari duhet të vendosë. Në këtë moment luan për PSG, do të shohim në të ardhmen nëse kjo do të ndryshojë. E di që gjithmonë ka thënë se ëndrra e tij është të luajë për Real Madrid”, deklaroi ai.
Reali sonte do të ndeshet me Galatasaray, ndërsa me PSG takohet më 26 nëntor.