Zidane në bisedë me Del Pieron: “Italia dhe Juventusi janë në zemrën time”

Futboll 07 Prill 2021 11:21

Trajneri i skuadrës i Real Madiridt, Zinedine Zidane, pas fitores 3-1 ndaj Liverpool që u zhvillua në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, ka pranuar për mediat italiane, se ai ende ka dashuri për ish-klubin e tij, Juventusin dhe nuk do të përjashtonte një kthim të mundshëm kur u pyet, përcjell Insporti.

Zidane poashtu u pyet, nëse atij i mungonte miku i tij Alessandro Del Piero, apo Italia. “Të dy, Italia është në zemrën time, kam kaluar pesë vjet në Torino dhe Juventusi është ende i rëndësishëm për mua”,- u shpreh fillimisht Zidane për “Sky Italia”.

“E ardhmja te Juve? Tani për tani unë jam këtu, do të shohim”,- përfundoi trajneri i Real Madridit, duke qeshur me mikun e tij Del Piero, i cili gjithashtu edhe ai ishte në linjë telefonike.

Kohët e fundit është folur shumë për një mundësi të largimit të tij nga “Los Blancos”. Komentet e tij të fundit sigurisht që do të tërheqin vëmendjen në Itali.

-->