Zidane nuk “duron” më, largon këta futbollistë nga skuadra
Futboll
17 Janar 2020
14:26

Zinedine Zidane me në krye Real Madridin po planifikojnë të bëjnë ndryshime në skuadër.
Qysh në këtë afat të janarit priten ta nisin këtë gjë. Fillimisht qëllimi i tyre është largimi i disa futbollistëve.
Futbollistët e parë që do të largohen janë Mariano dhe Brahim Diaz, kurse në dyshim mbetet e ardhmja e James Rodriguez.
Për Rodriguezin ka disa oferta nga Italia dhe Portugalia dhe paga e tij e lartë që duhet të mbulojnë ekipet mbetet pengesë.
Për Brahim Diaz situata është ndryshe pasi ka disa oferta që nuk i pëlqejnë të riut spanjoll dhe nuk përjashtohet një rikthim në Premier League ku e ndjekin West Ham e Norwich.