Zidane nuk e ka pritur këtë nga Reali

Futboll 30 Korrik 2019 08:20

Në futbollin modern vija ndarëse mes suksesit dhe dështimit është shumë e hollë.
Edhe nëse fiton gjithçka, mjafton një periudhë negative dhe dashuria me presidentët apo tifozët zbehet menjëherë, mjafton të shihet ajo që po ndodh me Gareth Bale te Real Madridi.

Në Madrid është një moment i zi edhe për Zinedine Zidane. Trajneri i sukseseve të pabesueshme në Champions League u kthye në pranverë për të nxjerrë Realin nga kriza dhe për të rindërtuar ekipin, por nuk ia doli mbanë në synimin e parë dhe nuk e ka nisur mbarë as misionin e dytë, me dështimet në miqësore ku djeg shumë turpi 7-3 në derbi.

E përditshmja Marca ka publikuar një sondazh për tifozët e Los Blancos, duke pyetur së pari tifozët a mendojnë se Zidan e është i duhuri për rindërtimin.
Nga 180.000 votues, 64 për qind votuan “JO”. Ndërkaq, për pyetjen kush është përgjegjës për krizën e Realit, 34 për qind votuan për Zidane dhe pjesa a tjetër të ndarë mes lojtarëve dhe klubit.

Tifozët dhanë verdiktin edhe për afatin kalimtar, sepse 60 për qind e tyre votuan që Realit i duhet Paul Pogba.

 

-->