Zidane nuk mendon për Newcastlen, ka plane tjera në karrierën e tij

Futboll 15 Tetor 2021 18:18

Newcastle është i pasuri e ri në botën e futbollit, ndërsa është kthyer në fole të thashethemeve, pasi projekti i ri ambicioz kërkon edhe njerëz të ri.

Klubi tani po kërkon një udhëheq të ri të skuadër, ndërsa emrat deri më tani nuk kanë munguar.

Brendan Rodgers, Antonio Conte ose Steven Gerrard, janë emrat e parë që u përmenden, ndërsa së fundmi iu shtua edhe Zinedine Zidane.

Sipas Mirror, pronësia e re e Newcastle do ta donte të futej në bisedime me ish-trajnerin e Real Madridit, që është i lirë pasi u largua verën e kaluar.

Por, siç raporton gazeta angleze, oferta do të kishte hyrë në Zizou përmes njërit vesh dhe do të dilte përmes tjetrit.

“Zinedine Zidane i ka refuzuar ofertat në drejtim të tij, duke besuar se ai mund të bëhet trajner i Francës”, shkruan Mirror.

Sipas këtyre raportimeve, plani i Zidane është të pres që stoli i skuadrës franceze të mbetet vakant.

Frank Lampard dhe Steven Gerrard, mbeten kandidatët me më shumë mundësi.

-->