Zidane para kurthit El Clasico dhe “terminatorit” Valverde

Futboll 18 Dhjetor 2019 08:24

Për trajnerët e fundit të Real Madrid, El Clasico ka qenë më shumë se një ndeshje… ka qenë ndeshja e fundit! Zinedine Zidane është gati për sfidën e Camp Nout, ku do të luhet për vendin e parë në La Liga: të dy skuadrat kryesojnë me 35 pikë pas 16 ndeshjesh.

Asnjë nga dy trajnerët nuk mund të ankohet, por francezi nuk mund të jetë i qetë duke parë si kanë shkuar gjërat për kolegët e tij pas sfidave të fundit me Barçën.

Ernesto Valverde ka debutuar si trajner i Barcelonës në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës 2017-të, kundër Real Madrid në Camp Nou: rezultati final ka qenë 3-1 për Los Blancos. Madrilenët kanë fituar edhe ndeshjen e kthimit, këtë herë 2-0 në Bernabeu.

Megjithatë, duket se atë natë Valverde ka lëshuar një “mallkim” para gazetarëve: “Askush nuk është i pathyeshëm. Një ditë do të humbim të gjithë. Na ndodhi ne, do t’i ndodhë edhe Realit”.

23 dhjetorin e atij viti kanë ardhur frytet e para: Barça fitoi 3-0 në Bernabeu dhe eliminoi Realin nga lufta për titull. Los Blancos fituan përsëri Championsin atë vit, por Zidane dhe dorëheqjen në fund të sezonit, të mbyllur 17 pikë larg katalanasve.

Florentino Perez ka zgjedhur Julen Lopetegui-n në vendin e tij, por ish-trajneri i Spanjës rezisto vetëm katër muaj e gjysmë: më 28 tetorin e 2018-ës, Barça ka fituar 5-1 kundër Real-it në Cmap Nou dhe Lopetegui është shkarkuar.

Vendin e tij e ka zënë Santiago Solari, i mundur dy herë në katër ditë nga blaugrana-t në Bernabeu: 3-0 në kthimin e gjysmëfinales së Kupës së Mbretit (pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë) dhe 1-0 në La Liga.

Më pas ka ardhur turpërimi kundër Ajaxit në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions League dhe Zidane është kthyer në drejtim të madrilenëve. Real Madrid ka ndryshuar tre trajnerë në një vit e gjysmë, ndërsa Barça vazhdon të drejtohet nga Valverde, “terminatori” i trajnerëve të madrilenëve.

-->