Zidane paralajmëron largimin nga Real Madridi?

Futboll 08 Mars 2020 18:55

Mbrëmjen e djeshme bëri shumë bujë lajmi, tek thuhej se ka pasur kontakte mes presidentit të Juventusit, Andrea Agnellit dhe trajnerit të Real Madridit, Zinendine Zidane.

Madje mediat pretenduan se midis palëve ishte arritur një marrëveshje verbale, e cila mund të konkretizohej verën e ardhshme.

Por në konferencën për shtyp të mbajtur në prag të ndeshjes ndaj Real Betisit, në kuadër të La Liga,s trajneri mohoi të kishte arritur një marrëveshje për t’u ulur në stolin e bardhezinjve, por një hipotezë të tillë nuk e përjashtoi në të ardhmen.

“Momentalisht jam trajner i Real Madridit dhe mundohem të bëj më së miri punën time këtu, por në të ardhmen mund të ndryshojë gjithçka dhe të jem në një tjetër pankinë”.

“Megjithatë mund t’ua konfirmoj se deri më tani nuk kam pasur kontakte as me Agnellin, as me ndonjë drejtues të një klubi tjetër”, u shpreh trajneri.

-->