Zidane paralajmëron një verë të “nxehtë” për Realin

Futboll 20 Prill 2019 16:52

Zinedine Zidane në konferencë për shtyp para duelit ndaj Athletic Bilbaos ka paralajmëruar blerje të mëdha të Realit në verë.

Zizu ka biseduar me pronarët dhe janë pajtuar për ndryshime në skuadër.

“Real Madridi gjithmonë kërkon më të mirën dhe ne duhet të pranojmë se ky nuk ka qenë viti më i mirë i Madridit. Kemi biseduar me drejtuesit e skuadrës dhe jemi pajtuar se duhen bërë ndryshime. Mendoj se do të bëjmë blerje të mëdha në verë. Nuk mund të flas për emra tani, por ne do të krijojmë një skuadër tejet konkurruese” ka thënë Zidane./Insporti