Zidane paralajmëron shitje të mëdha në verë

Futboll 14 Prill 2019 23:52

Derisa ka folur për rëndësisë që disa futbollistë kanë për të, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka pranuar se do të ketë ndryshime në verë, duke theksuar se shumë lojtarë mund të shiten.

“Benzema është i përputhshëm me të gjithë sepse ai mund t’i bashkojë të gjithë lojtarët e mirë. Ai është ndryshe, nuk është 9-sh tipik. Ai e di se mund t’i bëjë shumë gjëra, mund të shënojë si 9-sh dhe mund ta lidhë lojën”, tha Zidane.

Ai foli edhe rreth thashethemeve për ta ardhmen e dyshes së mesfushës, Isco dhe Toni Kroos, duke thënë se të gjithë i duan lojtarët e Real Madridit dhe se do të ketë ndryshime.

“Kroos është futbollist shumë i mirë, jo vetëm për mua. Për pesë vite këtu, ai ka bërë shumë gjëra të mira. Më pëlqen ai, gjithmonë më ka pëlqyer. Ju flisni dhe do të vazhdoni ta bëni për Tonin dhe të tjerët që unë nuk dua të flas, të gjithë janë të rëndësishëm dhe mjaft të mirë”, shpjegoi francezi.

Duke iu adresuar çështjes Isco, Zidane shtoi: “Janë shumë futbollistë këtu që mund të shiten, sepse janë shumë të mirë. Shumë klube i duan futbollistët e Real Madridit, nuk është diçka e re. Isco është lojtar i rëndësishëm dhe më pëlqen. Ta shohim çfarë ndodh vitin e ardhshëm”, përfundoi Zidane.

-->