Zidane po konsiderohet nga një klub anglez

Futboll 01 Qershor 2018 09:10

Dorëheqja e befasishme ditën e djeshme e Zinedine Zidane nga pozita e trajnerit te Real Madrid, shkaktoi një lumë komentesh dhe reagimesh gjithandej.

Me largimin e Zidane, menjëherë skuadrat e mëdha filluan të bëjnë bilancet e tyre dhe ato që po planifikojnë ndryshime, e futën në listën e objektivave teknikun francez.

Në Premier League, skuadra që pas Arsenal pritet të bëjë ndryshime në stol është Chelsea deri ditë më parë, kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e “Bluve” të Londrës, ishte trajneri i shkarkuar i Napolit, Maurizio Sarri, mirëpo më pas dolën disa polemika lidhur me të kaluarën kontroverse të italianit dhe Roman Abramovich u tërheq nga ky tentim, plus që problem tjetër ishte edhe klauzola e Sarrit.

E me zhvillimet e djeshme në Madrid, skuadra e Chelseat filluan ta përcjellin me shumë kujdes Zidane dhe pritet se londinezët do t’i bëjnë një ofertë jozyrtare Zizus, kjo për shkak se edhe klubi anglez e di, siç deklaroi edhe vet Zidane, se ai nuk dëshiron të ngutet menjëherë dhe të marrë drejtimin e ndonjë skuadre, pasi sipas disa mediave, Zidane po e synon punën e Didier Deschamps, si trajner i Francës.

Por, edhe pse oferta mund të refuzohet, Chelsea pritet se do të dërgoj një ofertë drejt Zidane, për ta marrë drejtimin e skuadrës nga “Stamford Bridge”. /Insporti.com

-->