Zidane rihapë debatin: Pse nuk ftohet Benzema te Kombëtarja franceze?

Futboll 20 Mars 2021 23:21

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka rihapur sërish debatin mbi mungesën e ftesave të Kombëtares franceze për sulmuesin e tij, Karim Benzema, përcjell Insporti.

33-vjeçari, i cili nuk ka luajtur për Francën që nga viti 2015, ka vazhduar formën e mirë me gola ndaj Celta Vigo (3-1).

“Ju nuk mund ta kuptoni se pse Benzema nuk luan për vendin e tij”.

“Shumë njerëz nuk e kuptojnë atë”.

“Por unë jam i lumtur si trajner i Real Madrid . Ai ka bërë një punë të shkëlqyeshme për ekipin”, ka thënë Zidane.

Kujtojmë se, Didier Deschamps nuk e ka ftuar Karim Benzeman që nga skandali me Mathieu Valbuenan.

Trajneri i Francë dhe ylli i Realit kanë pasur edhe kritika ndaj njëri-tjetrit disa herë. 

-->