Zidane shprehet lidhur me brengën e Bale

Futboll 07 Mars 2018 13:08

Ylli i Real Madrid, Gareth Bale, i cili vazhdon të jetë i lidhur me një kthim në Premier League tek Tottenham apo Manchester United, e nisi nga stoli ndeshjen që Real Madridi e fitoi 1-2 ndaj Paris Saint-Germain për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Përfaqësuesi i Wales-it, u inkuadrua në lojë në 14 minutat e mbetur në Paris, ku Madridi e vulosi triumfin me rezultat të përgjithshëm 5-2 pas dy ndeshjeve.

I pyetur për Bale, i cili i ka nisur nga fillimi vetëm dy ndeshje në Ligë të Kampionëve këtë sezon, Zinedine Zidane tha për gazetarët, se gjëja më e rëndësishme është skuadra dhe lojtarët dhe ai i respekton të gjithë lojtarët, e po ashtu edhe Gareth Bale.

Trajneri i “Los Blancos”, insistoi se Bale është lojtarë shumë i rëndësishëm i kampionit spanjoll dhe evropian, e po ashtu tregoi edhe arsyet pse e la anësorin në bankën rezervë mbrëmë.

“Më duhet t’i zgjedh lojtarët dhe Gareth është lojtar vërtet i rëndësishëm dhe do të vazhdojë të jetë deri në fund”, shtoi Zizu.

Përndryshe lidhur me mos futjen e tij nga fillimi në ndeshjen e mbrëmshme, kishte reaguar edhe agjenti i Gareth Bale, duke thënë se klienti i tij është i gatshëm që të kërkojë aventurë të re në verë. /Insporti.com

-->