Zidane shtang të gjithë me vendimin e tij
Futboll
31 Maj 2018
13:17

Konferenca e paralajmëruar për orën 13:00 nga klubi i Real Madrid, ka befasuar të gjithë, e posaçërisht presidentit e ekipit madrilenë, Florentino Perez.
Zinedine Zidane, filloi konferencën duke falënderuar klubin dhe tha se ka vendosur të largohet nga Real Madrid, pasi mendon se nevojiten ndryshime.
Ky vendim i Zidane e ka zënë në befasi edhe presidentin Florentino Perez, i cili tha se është zënë plotësisht në befasi dhe se është munduar ta bind teknikun francez të qëndroj, por ai veçse e kishte marrë vendimin. /Insporti.com