Zidane tregon se a do të jetë pjesë e ekipit Marcelo për ndeshjes e nesërme kundër Bilbaos

Futboll 15 Maj 2021 14:23

Zinedine Zidane ka konfirmuar se ai është gati për ndeshjen në La Liga që Reali do ta zhvillojë kundër Athletic Bilbaos.

Kundër Granadës, në mungesë të futbollistëve në fazën defensive, Zidane e inkuadroi në lojë titullar të riun, Miguel.

“Po Marcelo do të jetë nesër me ne. Nuk ka më shqetësime dhe do të jetë me ne”, u shpreh Zidane.

“Nesër duam të fitojmë tri pikët, duke mos harruar që do të luajmë kundër një rivali të vështirë. Do të tentojmë që nesër të japim gjithçka për të fituar”, shtoi ai.

-->