Zinedine Zidane infektohet me koronavirus

Futboll 22 Janar 2021 13:00

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi spanjoll përmes një komunikate për media.

Në atë komunikatë thuhet vetëm se Zidane ka rezultuar pozitiv, por pa dhënë informacionet për shëndetin e tij apo se a ka simptoma apo jo.

Francezi tani do të ndjek procedurën e rregullt, duke u izoluar për 14 ditë. /Insporti/

-->