Zinedine Zidane më në fund flet për situatën e Bale

Futboll 08 Shkurt 2020 16:31

Kohët e fundit është folur shumë rreth të ardhmes së Gareth Bale te skuadra e Real Madridit.

Po ashtu është folur për raportet e tij me trajnerin Zinedine Zidane.

Ishte pikërisht Zidane i cili ka komentuar raportet e tij Bale.

Zidane, ka mohuar të ketë ndonjë problem me yllin uellsian, Gareth Bale.

“Nuk ka ndonjë problem dhe jam i sigurt se ai do të vazhdojë të punojë ashtu siç ka punuar, dhe do të jetë pjesë e kësaj skuadre. Ne flasim rregullisht me të, por nuk do t’iu tregoj se çfarë bisedoj me lojtarët e mi” ka shtuar francezi.

-->