Zion Williamson shkëlqen në fitoren kundër La Clippers

Statistikat e lojëtareve 15 Mars 2021 12:50

La Clippers vazhdojnë luhatjen në formën e tyre, pas fitores në mes javë kundër Golden State, ata kanë humbur ndeshjen e djeshme përball New Orleans Pelicans 135:115.

Një ndeshje e dominuar nga Pelicans nga fillimi, ku prej avantazhit fillestar ne çerek të parë ata nuk e lëshuan ndeshjen deri në fund.

Zion Williamson ishte lojtari më i mirë i Pelicans, duke regjistruar 27 pikë, dy kërcime dhe pesë asistime, me lojë të mirë u veçua edhe Brandon Ingram ku shënoi 23 pikë dhe asistoi pesë herë.

Tek mysafirët më efikasi ishte i përhershmi Kawhi Leonard me 23 pikë por që në fund nuk i ndihmoi ekipit të ti të evitoj humbjen. /Insporti.com/

Rezultatet nga ndeshjet e djeshme:

Orlando Magic – Miami Heat 97:102
Atlanta Hawks – Cleveland Cavaliers 100:82
Houston Rockets – Boston Celtics 107:134Minnesota Timberwolves – Portland Trail Blazers 114:112Chicago Bulls – Toronto Raptors 118:95
New Orleans Pelicans – Los Angeles Clippers 135:115.

-->