Ziyech dhe Silva ia dhurojnë tre pikë Chelseat – Conte dështon përsëri kundër ish-ekipit të tij
Futboll
23 Janar 2022
19:37

Chelseat i ka takuar derbi i javës së 23-të në Premierligë kundër Tottenham Hotspur.
“Blutë” e Londrës fituan me rezultat të pastër 2:0 ndaj “Spurs” në Stamford Bridge.
Eurogoli i Hakim Ziyech nga distanca në minutën e 47-të hapi serinë e golave në derbin londinez.
Tetë minuta më vonë, Thiago Silva me kokë dërgoi topin në rrjetë për 2-0 falë harkimit fantastik nga Mason Mount.
Chelsea tregoi dukshëm më shumë nga loja në këtë duel, ndërsa i është rikthyer fitoreve pas dy ndeshjeve.
Me këtë fitore, skuadra e Thomas Tuchel ka 47 pikë në pozitën e tretë, ndërsa ata të Contes janë pozicionuar në vendin e shtatë me 36 pikë.