Ziyech te gjiganti anglez për 50 milionë euro – mësoni detajet
Futboll
12 Shkurt 2020
15:04

Pas një afati kalimtar pa transferuar asnjë futbollist, Chelsea ka vendosur të blejë transferimin e parë të epokës së Frank Lampard për sezonin e ardhshëm.
Gjiganti anglez raportohet se i ka siguruar Lampardit buxhet prej 150 milionë funteve për të shpenzuar në verë.
41-vjeçari po tenton që të transferojë katër lojtarë me këtë buxhet, dhe Hakim Ziyech kryeson në listën e dëshirave të anglezit.
‘Blutë’ provuan transferimin e Ziyech edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, por Ajaxi nuk ishin të gatshëm të lejonin largimin e tij në mes të sezonit.
26-vjeçari në ‘Stamford Bridge’ do të transferohej për një shumë prej 50 milionë eurove, apo 42 milionë funte, sipas mediave në Angli, transmeton Insporti.