ZM Prishtina shkruan histori në basketbollin kosovar

Superliga 14 Prill 2019 12:22

Z Mobile Prishtina e ka shkruar histori në basektobollin kosovar.

Klubi nga kryeqyteti realizoi fitore të thellë në ndeshjen e fundit të këtij edicioni ndaj Ponte Prizrenit, për të shënuar fitoren e 28-të këtë sezon.

Rezultati përfundimtar i takimit të sotëm ishte 106-71, duke e mbyllur sezonin me fitore dhe pa asnjë humbje.

“Përsëri historike. Në sezonin historik të klubit tonë erdhi edhe rekordi absolut në historinë e basketbollit kosovar, ai i përfundimit të sezonit pa asnjë humbje. Plot 28 ndeshje dhe po aq fitore. Faleminderit djelmoshave dhe trajnerit tonë për këtë të arritur pothuajse të papërsëritshme”, ka shkruar klubi i Prishtinës në rrjetin social Facebook. /Insporti.com/