Zona Bast: Dy ekipe të mëdha këtë javë mund të “ecin” në ligat e dyta

Zona Bast 09 Shkurt 2018 11:12

Një ekip i njohur i Primera Divisionit dhe një gjigant i dikurshëm i Bundesligës e ish nënkampion i Evropës, këtë javë mund të “përshëndeten” nga këto liga në rast se pësojnë humbje.

Malaga duket se tashmë është dorëzuar në tentimet e saj për të mbetur në Primera Division dhe mediat e atjeshme, por edhe publikimet e specializuara për bastore pohojnë se Malaga këtë fundjavë në terrenin e vet do të pësojë nga Atletico Madrid, që nuk e ka ndër mend ta lëshojë vendin e dytë në tabelë.

Nëse Malaga pëson në këtë ndeshje, mbetet me 13 pikë nga 23 ndeshje dhe në dy xhirot e ardhshme takohet me Valencian në shtëpi e Bilbaon jashtë, kështu që mbetjen në Primera e ka mision të pamundur.

Kuota për fitore të Atletico Madridit është 1,50.

Në anën tjetër Hamburgu, është ekipi i parafundit në tabelën e Bundesligës, katër pikë patra Kolnit, që veçse është me një këmbë në Bundesliga II.

Hamburg këtë javë është mysafir i Borussia Dortmundit, ekipit që po tenton të qëndrojë ndër katër të parët në tabelë dhe të fitojë një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Borussia Dortmund ka shënuar fitore në 4 ndeshjet e fundit, kurse 7 nga 9 duelet e këtyre dy ekipeve kanë përfunduar edhe 3+.

Kuota për fitore të Dortmundt në këtë ndeshje është 1,4. /Insport.com